Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ndërgjegja kolektive “mund të jetë më e qetë”, pas dënimit maksimal të shqiptuar sot nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e Marigona Osmanit.
Haxhiu, në një shkrim në Facebook, e ka cilësuar të drejtë gjykimin për rastin e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj.
“Gjykim i drejtë për krimin mizor”, ka thënë ministrja.
“Gjykata Themelore në Ferizaj shqiptoi dënimin maksimal ndaj një prej krimeve më mizore të shkaktuara viteve të fundit, dhunës deri në vdekje ndaj Marigona Osmanit nga krimineli Dardan Krivaça dhe bashkëpunëtori në krim, Arbër Sejdiu”.
Ministrja Haxhiu ka deklaruar se “ndërgjegja kolektive mbase mund të jetë më e qetë kur drejtësia në emër të popullit, vihet siç duhet”.