Haxhiu: Radoiçiqi do të jetë në listën e Interpolit – Serbia s’ka juridiksion që ta hetojë agresionin në Banjskë

Haxhiu: Radoiçiqi do të jetë në listën e Interpolit – Serbia s’ka juridiksion që ta hetojë agresionin në Banjskë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar se terroristi Milan Radoiçiq, do të jetë në listën e të kërkuarve të Interpolit nga Kosova.

Por, sipas Haxhiut, për të mbërritur në këtë listë Radoiçiqi, Kosova duhet të kryej disa procedura.

“Nuk mund që të kritikohemi nëse shkelim ndonjë procedurë, unë jam shumë më shumë e mendimit që duhet të ndjekim secilën procedurë, e që pastaj ati të vendoset në Interpol”, tha Haxhiu në RTV Dukagjini.

Më tej, Haxhiu tha se Serbia do të përpiqet që ta hetojë Radoiçiqin për agresionin e 24 shtatorit në Banjskë, por shteti serb s’ka juridiksion që të merret me këtë.

“Sigurisht që do të ketë një tendencë që ta hetoj Radojçiqin me qëllim të amnistimit të tij, mirëpo Serbia nuk ka juridiksion që të merret me hetimin e sulmit terrorist që ka ndodhur në veri të Kosovës, kjo nuk lejohet ligjërisht”, tha Haxhiu.

Kujtojmë se Radoiçiq e ka marrë përsipër organizimin e agresionit më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe tre terroristë të tjerë.

Disa ditë më vonë, Serbia e arrestoi atë, por i njëjti u lirua vetëm një ditë më vonë, teksa iu ndalua që ai ta lëshojë shtetin e Serbisë dhe të futet në Kosovë.

Related Articles