Haxhiu reagon për vdekjen e tre kosovarëve në Vjenë

Haxhiu reagon për vdekjen e tre kosovarëve në Vjenë

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu ka reaguar për vdekjen e tre kosovarëve në Vjenë të martën, raporton Gazeta Enigma.

Ajo ka theksuar se lajmi për vdekjen tragjike të Pajtim Bajramit, Asllan Musliut dhe Istref Zekajt në një kantier ndërtimi në Vjenë e tronditi thellë.

“Humbja e jetëve të bashkëkombasve tanë në vendin e punës është një dhimbje që na prek të gjithëve. Në këto çaste të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e tyre. Ndajmë dhimbjen me ta dhe qëndrojmë pranë tyre në këtë humbje të madhe”, theksoi ajo.

Related Articles