Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shprehur indinjatën e saj për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla.
Ajo, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka kërkuar nga policia, prokuroria dhe gjykata që të bëjnë punën e tyre me seriozitetin më të lartë ndaj rastit të Sylës, dhe të gjithë gazetarëve të tjerë.
“Sulmi ndaj Valon Sylës është i papranueshëm dhe i patolerueshëm, si dhe i dënueshëm”.
“Gazetarit dhe opinionistit Valon Syla i urojmë shërim sa më të shpejtë”, ka thënë Haxhiu.