Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se disa persona brenda institucioneve të drejtësisë po shpifin kundër saj, raporton Gazeta Enigma
Ajo ka shkruar se qëllimi i këtyre shpifjeve është njollosja e përpjekjeve për reformën në drejtësi.
“Në vend të mbështetjes së Ministrisë së Drejtësisë për këto reforma, persona të papërgjegjshëm kanë zgjedhur shpifjen dhe tendencën për baltosje. Pavarësisht kësaj, ne do të vazhdojmë punën e angazhimin për ta bërë Kosovën shtet të së drejtës”, ka shkruar Haxhiu.