Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu në konferencë për media pas takimit me përfaqësuesit politik të subjekteve parlamentare të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës tha se përfaqësuesit politik u dakorduan për çështjet procedurale të seancës konstituive.
Haxhiu falenderoi ata për bashkëpunimin, teksa uroi që edhe seanca konstituive të jetë konstruktive.
“Sapo përfundoi mbledhja e përbashkët me përfaqësuesit apo kryetarët e partive politike të legjislaturës së 11-të. Kjo ishte mbledhja përgatitore që Kuvendi e parashikon para seancës konstituive dhe qëllimi i saj ishte koordinimi i çështjeve organizative dhe procedurale. Për të gjitha pikat kishte pajtim të plotë dhe falenderoj përfaqësuesit e subjekteve politike për bashkëpunimin në çështjet që shyrtuam”, tha ajo.
Tutje, ajo njoftoi se seanca konstituive do mbahet me 6 gusht në ora 10:00.
“Në përputhje me Kushtetutën, seanca konstituive do mbahet me 6 gusht në ora 10:00”.
