Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pati një përplasje të vogël me bashkëpartiakët e saj gjatë seancës së sotme ku ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është në interpelancë pas vdekjes së një gruaje nga kanceri i gjirit, e cila për katër muaj mbeti pa terapinë e nevojshme për trajtimin e sëmundjes.
Derisa Vitia po replikonte zëshëm me deputeten e LDK’së, Albena Reshitaj, i përfundoi koha dhe iu kthye Haxhiut për një minutë shtesë.
“Ministër replikë është”, i tha Haxhiu derisa njoftonte se nuk mund t’i jepet minutë shtesë replikës.
Këtu pati një reagim nga deputetët e Vetëvendosjes.
“I kërkoj deputetëve të Vetëvendosjes që të mos më tregojnë qysh me e udhëheqë seancën dhe kujt sa minuta me ia dhënë”, ia ktheu Haxhiu atyre.
