Hazir Borovci i thotë Gjykatës Speciale që mos të bie pre e dëshmitarëve të manipuluar

Hazir Borovci i thotë Gjykatës Speciale që mos të bie pre e dëshmitarëve të manipuluar

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-ushtari i UÇK-së, Hazir Borovci, ka dëshmuar të enjten para trupit gjykues në Hagë për rastin e Sali Mustafës.

Ky pati një kërkesë për gjyqtarët.

“Mos bini pre e dëshmitarëve të manipuluar, dëshmitarëve të shantazhuar, por t’i analizoni mirë rrethanat, në të cilat kemi vepruar, rrethana në të cilat kemi punuar, që kanë qenë rrethana shumë të vështira”, tha Borovci, njofton Klan Kosova.

Borovci, i cili është dëshmitari i katërt i mbrojtjes në rastin Mustafa, këtu foli edhe për veprimtarinë e tij politike në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe atë humanitare si pjesë e Këshillit të Emergjencave.

Related Articles