Biden: Nuk ka prova të qarta për tërheqjen e Rusisë

Biden: Nuk ka prova të qarta për tërheqjen e Rusisë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha të enjten se nuk ka “asnjë provë të qartë” se Vladimir Putin po zvogëlon operacionet ushtarake rreth Kievit dhe sugjeroi se presidenti rus mund të ketë urdhëruar shkarkimin e disa këshilltarëve të tij ose vendosjen në arrest shtëpiak.

Biden u tha gazetarëve se “ka disa tregues” se Putini i ka ndërmarrë ato hapa kundër disa prej këshilltarëve të tij por sipas tij nuk ka prova të forta për këtë.

Shtëpia e Bardhë publikoi të mërkurën gjetje të paklasifikuara të inteligjencës se Putini po keqinformohet nga këshilltarët e tij se sa keq po performon ushtria ruse.

Presidenti i bëri komentet pasi njoftoi zyrtarisht se SHBA-ja do të lëshonte 1 milion fuçi naftë në ditë nga rezerva strategjike e naftës e vendit me shpresën për të ulur çmimet e derivateve.

Biden përsëriti gjithashtu se administrata e tij mbetet skeptike se Rusia do të zvogëlojë operacionet rreth Kievit, siç njoftoi Moska në fillim të kësaj jave.

Forcat ruse vazhduan të bombardojnë periferitë e Kievit të enjten, dy ditë pasi Kremlini njoftoi se do të zvogëlonte ndjeshëm operacionet pranë kryeqytetit dhe qytetit verior të Çernihivit.

Related Articles