Haziri kërkon nga autoritetet shqiptare zbardhjen sa më të shpejt të vdekjes së tre kosovarëve në Shqipëri

Haziri kërkon nga autoritetet shqiptare zbardhjen sa më të shpejt të vdekjes së tre kosovarëve në Shqipëri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tre anëtarëve të familjes Haliti nga kjo komunë në Shqipëri.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një postimi në llogarinë zyrtare të Komunës së Gjilanit në ‘Facebook’, teksa i pari i Gjilanit kërkoi nga autoritetet e Shqipërisë ta zbardhin sa më shpejt rastin.

“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Mediumi lokal ‘Mediainfokus’ raporton me burime se dyshimet e para janë që nëna e djali me bashkëshorten, kanë ndërruar jetë si pasojë e helmimit në ushqim.

Postimi i plotë:

Gjilan, 8 maj 2021 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka i ka dërguar një telegram ngushëllimi familje Haliti pas humbjes tragjike të tre anëtarëve në Shqipëri.

“E nderuar familje Haliti,

Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti.

Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.

Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telergram.

Related Articles