Lufti Haziri, nënkryetar i LDK-së, njoftoi se në Gjilan janë bashkuar tri gjenerata për të siguruar një kthim të fortë të partisë në zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan Enigma.
Ai shprehu falënderime për unitetin e strukturave lokale dhe mobilizimin për programin “Rruga e Re për Gjilanin dhe Republikën”, duke e vendosur në krye prof. dr. Lumir Abdixhikun.
Haziri vuri në dukje se politika e stërkequr në nivelet lokale dhe qendrore do të përfundojë më 9 shkurt, duke theksuar se Gjilani dhe Kosova meritojnë shumë më tepër. Ai gjithashtu falënderoi mërgimtarët dhe punëdhënësit privatë për rolin e tyre në zhvillimin e qytetit, duke i quajtur heronjtë modernë të Gjilanit.
“Faleminderit tri gjeneratave politike të nëndegëve të LDK-së së qytetit, për konfirmimin e unitetit të madh dhe mobilizimin e jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 9 shkurtit, për programin e Rrugës së Re për Gjilanin dhe Republikën, në krye me prof. dr. Lumir Abdixhiku”, ka shkruar Haziri.
“Faleminderit mërgimtarëve dhe punëdhënësve privatë, pasi me rolin e tyre për zhvillim janë bërë heronjtë modern të Gjilanit”, ka shkruar ai.
Takimi me strukturat e nëndegëve të LDK-së në Gjilan, sipas Hazirit, është një vazhdim i Kuvendit punues nga java e kaluar dhe shërben si hapi i parë për mobilizimin e partisë.
“Politika e stërkequr në nivel lokal dhe qendror do të përfundojë më 9 shkurt, përkatësisht në vjeshtën e vitit të ardhshëm, sepse Gjilani dhe Kosova meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë. Gjilani dhe Kosovë meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë”, ka shkruar nënkryetari i LDK-së.