Haziri për Arbër Ismajlin: Qyeti ka rënë në fund të pusit, me të kryetar do të kthehet në zhvillim

Haziri për Arbër Ismajlin: Qyeti ka rënë në fund të pusit, me të kryetar do të kthehet në zhvillim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për të nominuarin nga kjo parti për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajlin, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Haziri ka theksuar se me Ismajlin kryetar Gjilani nga degradimi që ndodhet tani do të kthehet në një qytet të zhviluar.

“Koha kërkon veprim politik, mundësisht më të mençur dhe racional, kam dashtë me e mbajtë fjalën, kohezionin, dhe ta ruaj konsensusin sepse në gara të tilla në politikë, unë si e kuptoj, shërbimi në publik, në politikat publike, shërbimi ndaj njerëzve nuk është vetëm privilegj, por shërbimi në politika publike është sakrificë dhe kjo dallon LDK-në nga të tjerët. Çdo punë, çdo garë e detyrë, çdo zyre në momentin që futesh duhet të lexohet sakrificë. Sakrifikohet gjithçka, por në fakt duhet të shërbejë me ideale sepse nuk janë kryer të gjitha punët”, tha Haziri në “DPT te Fidani”.

“Ibrahim Rugova, lavdi i ka shkuar në çdo cep të botës, më kandidoi 29 vjet pa i mbushur, direkt pas luftës. Ai më dha besim dhe mundësi. Ka qenë babai im, hero i Kosovës ai i cili ka thënë që nëse rri në këto parime, je i hapur. Jam munduar ta bartë si vlerë”.

Deputeti madje u shpreh i bindur se me Arbër Ismajlin, zgjedhjet janë të fituara.

“Të fituara janë zgjedhjet. Duhet të flasim me njerëz, Arbëri nuk e ka lehtë, Gjilani ka ra në fund të pusit, është degraduar imazhi dhe demokracia e brendshme, roli i qytetarit që është i dallueshëm. Njerëz të butë, punëtor, lojal në shtet, por të gjithë e kanë pa që duhet të ndalet degradimit dhe pastaj duhet të riparohet. Është i gatshëm, përvojën, dijen dhe guximin ta shtyjë këtë proces”, u shpreh Haziri. /Gazeta Enigma/

Related Articles