Haziri pret gardën kombëtare të Iowa, i falënderon për kontributin e jashtëzakonshëm për Gjilanin

Haziri pret gardën kombëtare të Iowa, i falënderon për kontributin e jashtëzakonshëm për Gjilanin

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim gardën ushtarake nga Iowa të cilët i ka informuar për punën që bëhet në Gjilan, bashkëpunimin dhe financimin e shumë projekteve nga taksat e qytetarëve amerikanë, raporton Gazeta Enigma.

Haziri ka thënë se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është mështetja më e madhe që ka ardhur për Kosovën dhe Gjilanin, në të gjitha dimensionet, që nga siguria publike, investimet e shumë projekteve për komunitetin dhe deri te lidhja direkte e Gjilanit me Sioux City, që është lidhje vëllazërore dhe si e tillë kultivohet përmes bashkëpunimeve nga format të ndryshme.

“Gjilani ka lidhje shumë të afërt që nga çlirimi e deri më sot. Uniforma e marinsave amerikanë, e ushtarëve të kampit Monteith dhe miqësia e vazhdueshme përmes projekteve kapitale, janë kujtimet që të gjithë qytetarët i ruajnë dhe janë falënderues vazhdimisht. Gjilani, si qendër e mikroregjionit, gjithmonë do të jetë partner i denjë me SHBA-të dhe konkretisht me Iowa-në. Ndjehem shumë krenar që sot në zyrën time janë një pjesë e ushtarakëve që kanë shërbyer në Kosovë që nga viti 2004 e deri më sot. Ne ishim me fat që kishim mbështetjen në fushën e sigurisë dhe hapave të tyre kanë ecur FSK dhe Policia Kosovës”, ka thënë Haziri.

Ndërsa nga ana e tij, në emër të gardës ushtarake ka folur, Komandanti i gardës së Iowa, Kneuven Jason, ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe për klimën e mirë të ndërtuar në Komunën e Gjilanit në aspektin e sigurisë dhe gjendjes së përgjithshme zhvillimore që ka shënuar ky qytet për më shumë se 20 vjet.

Ai më tej ka potencuar se bashkëpunimi i Gjilanit me Soux City është themel i fuqishëm për krijimin e urave të fuqishme lidhëse edhe në sektorët e tjerë, që do të ndikonin pastaj në zhvillimin ekonomik këtu.

Related Articles