Helmimi i qytetarëve nga uji në Deçan, Qeveria shkarkon Bordin e “Hidrodrinit”

Helmimi i qytetarëve nga uji në Deçan, Qeveria shkarkon Bordin e “Hidrodrinit”

Në mbledhjen radhës Qeveria e Kosovës ka emëruar bordet e tri ndërmarrjeve publike, raporton Gazeta “Enigma”.

Ajo ka emëruar bordet, e “Ibër Lepenci”,  Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjoni Jugor” dhe Ndërmarrjes Publike të Ujësjellësit “Bifurkacioni”.

Ndërsa, është bërë shkarkimi i Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se kërkesa për emërimet është bërë për shkak të skadimit të mandatit të bordeve.

“Qeveria ka kompetencën për ushtrimin e të drejtave të aksionarit në ndërmarrjet publike. Hydet Myrdyti emërohet kryeshefe e ndërmarrjes ‘Ibër Lepenci’ dhe Avni Gjonbalaj si anëtar”.

Ndërsa për shkarkimin e bordit të “Hidrodrinit”, Bislimi tha se shkarkimi i Bordit vjen pas helmimit të qytetarëve në Deçan.

“Kërkesa për shkarkimin e Bordit, bëhet për arsye se i njëjti bord ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve”./Gazeta Enigma.

Related Articles