Hendboll/Përzgjedhësi i Kosovës publikon listën për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2023

Hendboll/Përzgjedhësi i Kosovës publikon listën për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2023

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, e ka shpallur listën e lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjet e para të fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2023.

Kombëtarja e Kosovës më 3 nëntor luan në udhëtim ndaj Turqisë, ndërsa më 7 nëntor e pret në Prishtinë Kombëtaren e Belgjikës. Në grupin e parë është edhe Greqia. Katër ndeshjet tjera Komëbtarja jonë i luan në janar të vitit të ardhshëm.

Përzgjedhësi Qerimi shpall listën për ndeshjet me Turqinë???????? dhe Belgjikën???????? ✍https://bit.ly/3Eg2y4u #FHK #KosHandball #WCH2023 ????Posted by Federata e Hendbollit e Kosovës on E hënë, 25 tetor 2021

Ka emra të rinj në Kombëtare, por baza mbetet ajo që ishte ciklin e kaluar kualifikues, kur Kosova arriti rezultate të mira. Janë ftuar Agon Bajqinovci i Prishtinës, Florian Rexha i Vëllaznimit dhe Shaban Zogaj i Aalborgut danez. Ndërsa janë kthyer lojtarë si Florim Hoxha, Enis Kabashi, Flamur Gërbeshi e Mursel Mehmeti.

Synimi për këto kualifikime është i qartë – njëri prej dy vendeve të para në grup dhe avancimi tutje.

Kjo është lista e përzgjedhësit Qerimi:

Related Articles