Heqja e vizave në Emiratet e Bashkuara Arabe, ambasada kosovare: Marrëveshja ende nuk ka hyrë në fuqi

Heqja e vizave në Emiratet e Bashkuara Arabe, ambasada kosovare: Marrëveshja ende nuk ka hyrë në fuqi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot njoftoi se ka arritur marrëveshje mirëkuptimi me homologun nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për përjashtimin reciprok të kërkesave për viza hyrëse

Lidhur me këtë ka reaguar ambasada e Kosovës në Abu Dhabi, të cilët kanë bërë me dije se marrëveshja nuk ka hyrë në fuqi ende.

Sipas njoftimit, qytetarët kosovarë ende janë të obliguar që të pajisen me viza hyrëse, deri në hyrjen në fuqi të marrëveshjes.

“Për datën e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje,  ambasada e jonë do të  ju mbanë të informuar në kohë. 

Deri atëherë,  qytetarët e vendit tonë, para se të nisen në Emiratet e Bashkuara Arabe , janë të obliguar që të pajisen me viza hyrëse”, thuhet në njoftim.

Related Articles