Hera e fundit në karrierën e tyre? Messi dhe Ronaldo përballë njëri-tjetrit më 1 shkurt

Hera e fundit në karrierën e tyre? Messi dhe Ronaldo përballë njëri-tjetrit më 1 shkurt

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, do të jenë sërish përballë njëri-tjetrit dhe me shumë gjasë për herën e fundit në karrierën e tyre.

Skuadra e Inter Miamit, ku bën pjesë edhe Messi e ka konfirmuar pjesëmarrjen në Riyadh Season Cup, në kuadër të fazës parasezonale.

Përballja e tyre do të ndodhë më datë 1 shkurt, në atë që quhet “The Last Dance”.

Ata janë përballur 35 herë mes vete me klube dhe me kombëtaret e tyre.

Messi ka fituar 16 herë, kurse Ronaldo 10 herë, ndërkaq nëntë ballafaqime të tjera mes tyre kanë përfunduar baras.

Related Articles