Një foshnje ka vdekur në Skenderaj ka njoftuar Policia e Kosovës, rast i cili po cilësohet si vdekje e dyshimtë, shkruan Gazeta Enigma.
Sipas njoftimit të Policisë, vdekja e foshnjës është konstatuar nga ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Skenderaj 18.02.2022-01:00-06:00. Raportohet se në shtëpi ka ndërruar jetë foshnja mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se foshnja është pa shenja jete”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.