Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se disa persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në një lokal në Shipol të Mitrovicës, raporton Gazeta Enigma.
Rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes pranë lokalit të ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është nën hetime.