“Hikmet a po çohesh se boll ke nejt ulë”- Jahjaga rikthen në skenë shakanë e famshme

“Hikmet a po çohesh se boll ke nejt ulë”- Jahjaga rikthen në skenë shakanë e famshme

Prej 60 plumbave unë i kam pas 59 në 10 dhe në 9 dmth në shenjë. Prej çfardo distance

Ish-presidentja, Atifete Jahjaga së fundi ka dhënë një intervistë në emisionin “Unë dhe ti”.

Gjatë këtij emisioni, Jahjaga ka folur për kritikat dhe sulmet verbale gjatë karrierës së saj.

Ajo ka thënë se të gjitha kanë qenë të porositura dhe se ato nuk i kanë bërë gazetarët, përcjell Insajderi.

“Të gjitha ato goditje e sulme janë bërë më shumë nga elita politike sesa nga gazetarët. Thjesht kanë qenë të porositura. Unë llogari i kam dhënë vetëm qytetarëve. Gjitha këto sulme nuk kanë pas të bëjnë me punën time. Të gjitha ato kritika, ndoshta kishin kontribuar të përmirësojnë punën time nëse kishin qenë për punën. Sulmet kanë qenë më shumë për dukjen time e deri në atë nivel se a po gabon me lexu një fjalë ndryshe. Guha është prej tuli ju ndodhë të gjithve. Këto komente jam munduar t’i injoroj”, ka deklaruar Jahjaga.

Pasi një video teksa e thërriste trupërojen e saj ishte bërë virale, Jahjaga ka bërë një batutë.

“Kështu që më fal, Hikmet a po çohesh në këmbë se boll ke nejt ulë prej vitit 2011, amani Zotit”.

Related Articles