Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Christopher Hill, ka ndjekur nga afër samitin dy ditor në Ohër, ku u diskutua për “Ballkanin e Hapur”.
Në një intervistë për gazetaren e ABC News Albania, Linda Karadaku, Hill tha se ai ndodhej në Ohër pikërisht për të mbështetur projektin për “Ballkanin e Hapur”, pasi sipas tij ky ëhstë një projekt origjinal bashkëpunimi mes vendeve të rajonit.
“Jam këtu për ta mbështetur këtë projekt, pasi besoj se “Ballkani i Hapur” është një projekt origjinal bashkëpunimi dhe mjaft i vlefshëm për vendet përkatëse”, deklaroi ambasadori i SHBA-ve në Beograd.
I pyetur nga gazetarja Karadaku lidhur me deklarata e bëra nga Minsitri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se “Ballkani i Hapur, është një nismë serbe dhe se ai e mbështet atë, Hill tha se kjo është një deklaratë sarkastike dhe dashakeqe.
Sipas tij Lavrov nuk është një mbështetës i “Ballkanit të Hapur”, ndaj deklarata e tij shpreh vullnet negativ.
“Nuk mendoj se ai mbështet “Ballkanin e Hapur”, madje mendoj se deklarata e tij për ta mbështetur “Ballkanin e Hapur” ishte sarkastike dhe me vullnet negativ. Kështu që nuk besoj se ai është një mbështetës i “Ballkanit të Hapur”, u shpreh ambasadori Hill../Abcnews Albania/