Hill: Raportet mes Serbisë dhe Amerikës janë të qëndrueshme dhe në trend rritës

Hill: Raportet mes Serbisë dhe Amerikës janë të qëndrueshme dhe në trend rritës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Amerikës në Serbi Cristopher Hill, ka mbajtur një konferencë për media bashkë me Marko Gjuriqin, ambasador i Serbisë në ShBA.

Konferenca u zhvillua në kuadër të organizimit “Ditët e Amerikës”, të organizuar nga Këshilli i Biznesit Serbo-Amerikan.

Hill dhe Gjuriq, vlerësuan se marrëdhëniet mes dyja vendeve janë të qëndrueshme dhe në trend rritës.

Diplomati amerikan deklaroi se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë stabile, pavarësisht se çfarë po ndodh në botë.

“Ne duhet të bashkëpunojmë veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik ku kemi interesa të përbashkëta, do të punojmë edhe në forcimin e aleancave politike dhe në temat që kanë të bëjnë me sigurinë, për të cilat duhet të diskutojmë veçanërisht nëse kthehemi 142 vjet pas që kur marrëdhëniet tona kanë filluar, duhet të themi janë të gjitha mundësitë për të vazhduar edhe për 142 vite të tjera”, tha diplomati amerikan.

Related Articles