Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka publikuar një mesazh me rastin e zgjedhjeve në Serbi, ku ka thënë se vëzhguesit ndërkombëtarë kanë vënë re një sërë parregullsish në këtë proces.
Ai tha po ashtu se është e rëndësishme që Serbia të punojë me vëzhguesit ndërkombëtarë për të adresuar këto çështje.
Në këtë mesazh, Hill ka thënë po ashtu se qeveria e ShBA-së pret vazhdimin e bashkëpunimit me qeverinë e Serbisë për çështje me interes të përbashkët.
“Kjo, natyrisht, përfshin çështjet rajonale, por edhe dëshirën e Serbisë për t’u bërë plotësisht pjesë e familjes së kombeve perëndimore”, tha Hill në X.
Ai shtoi se Serbia duhet të bëjë shumë për të qenë e gatshme për këtë rrugëtim, e njëra prej tyre është sundimi i ligjit.