Së fundmi është raportuar se së paku në një pikëkalim kufitar është hequr ndalesa e mallrave serbe – në Merdarë.
Mirëpo sipas shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, për sa ajo është në dijeni, ndalesa është ende në fuqi dhe se nuk shfuqizohet pa u vendosur “mekanizmat e sigurisë…siç janë skenerët”.
“Masa është në fuqi që nga qershori (i vitit të kaluar)”, tha Kusari-Lila në prononcim për gazetarë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
“Derisa të krijohen mekanizmat e sigurisë ne mund të themi që Kosova e mban në fuqi (ndalesën e mallrave serbe)”, tha ajo, derisa u thirr në atë që ka bisedime për marrje të skenerëve me Rreze X me aleatët e Kosovës. /Gazeta Enimga