Historiani shqiptar: Familja e Messit ishte nga Gjirokastra dhe ka emigruar në Argjentinë në vitin 1883

Historiani shqiptar: Familja e Messit ishte nga Gjirokastra dhe ka emigruar në Argjentinë në vitin 1883

Historiani Naim Flamuri thotë se futbollisti Lionel Messi është me origjinë arbëreshë dhe kjo është e faktuar me dokumente.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Flamuri u shpreh se shumë familje arbëreshë emigruan nga Italia drejt Argjentinës, e një ndër to, ishte edhe familja e Messit.

Ndër të tjera, Flamuri deklaroi se Messi ka folur edhe vetë rreth origjinës së tij.

Të gjithë këto studime janë të bëra mirë, me argumente.

Ne nuk po mburremi me njerëz që janë gjaku ynë, pse mos t’i themi që janë gjaku ynë, sepse të huajt e marrin dhe e bëjnë të tyrin. Ne e kemi tonin dhe e lëmë në harresë. Këto janë familje stradiote, stradiot do të thotë kalorës, që vinin veçanërisht nga Shqipëria në shekujt 14 dhe 15.

Ndërmjet tyre ka familje të njohura që kanë emigruar nga Italia dhe ndërmjet tyre ishte edhe familja e Messit, e kemi të njohur me emrin Meksi.

Related Articles