Holanda nuk ka fituar kundër Çekisë që 16 vjet

Holanda nuk ka fituar kundër Çekisë që 16 vjet

Sot në ora 18:00 do të luhet ndeshja e parë për ditën e sotme e të tetës së finales, ndërsa e treta në përgjithësi, e kësaj faze, në mes të Holandës dhe Çekisë, raporton Gazeta Enigma.

Për Kombëtaren e Holandës, apo sic njihen në zhargonin pezhorativ “Tulipanët”, kjo ndeshje nuk do të jetë aspak e lehtë pasi përballë do të ketë një kombëtare tejet të fortë e të papërshtatshme, e cila në radhët e saj ka lojtarë të jashtëzakonshëm.

Holanda nuk ka arritur të fitoj që 16 vjetë ndaj Çekisë. Hera e fundit kur “Tulipanët” kishin fituar, ka qenë viti i largët 2005. Atëbotë, Holanda fitonte me rezultat 0:2, ndeshje që ishte e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Botëror.

Që nga ajo ndeshje, dy kombëtaret janë ndeshur edhe dy herë, ku Çekia ka arritur të fitoi. Hera e fundit kur kanë luajtur kundër njëra-tjetrës ishte në vitin 2015, në kualifikime për Evropian.

Çekia e kishte mposhtur 2 : 3 Holandën, që kishte dështuar të siguronte një biletë për në Kampionatin Evropian të 2016-tës, duke u cilësuar kësisoji befasia më e madhe e dekadës së fundit, pasi kjo kombëtare në vazhdimësi ka pasur përbërje të jashtëzakonshme cilësore dhe fond të mjaftueshëm potencial lojtarësh, të gatshëm të përballën me ekipe kundërshtare dhe lojtarë të niveleve më të larta në botë.

Pavarsisht që Holanda konsiderohet favorite e lehtë, së paku  “në letër”, epilogu përfundimtar dhe bileta e mëtejme e skuadrës fituese do të konstatohet vetëm pas sinjalizimit të fundit të lojës nga ana e referit krysorë të takimit, Sergey Karasev nga Russia.

Përbërjet startuese të ekipeve:

Holanda: Marten Stekelenburg, Mathijas de Light, Stefan de Vrij, Daley Blind, Georginio Ëinaljdum, Patrick van Aanholt, Marteen de Roon, Frenkie de Jong, Denzel Dumfries, Memphis Depay. Danyel Malen,

Trajner Frank de Boer

Czech Republic: Tomas Vaclik, Pavel Kaderabek, Ondrej Celutska, Vladimir Coufan, Tomas Kalas, Vladimir Darida, Tomas Holes, Lukas Masopust, Jakub Jankto, Tomas Souchek, Patrick Schick.

Trajner Jaroslav Silhavy

Related Articles