Hoti do të udhëtojë drejt ShBA-së për Forumin e Sigurisë dhe Lutjet e Mëngjesit

Hoti do të udhëtojë drejt ShBA-së për Forumin e Sigurisë dhe Lutjet e Mëngjesit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se këtë të martë do të udhëtojë drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai atje do të marrë pjesë në dy aktivitete; Forumin e Sigurisë dhe Lutjet e Mëngjesit. Në Forumin e Sigurisë, temë për sivjet do të jetë “Ndikimi negativ kinez dhe rus në Ballkan”.

“Forumi është mundësi e mirë për prezantim të Kosovës si vend që kontribuon në sigurinë rajonale dhe renditet krah aleatëve euro-atlantik në përballje me sfidat e sigurisë në Ballkan”, ka shkruar Hoti.

“’Lutjet e Mëngjesit’ në Kongresin Amerikan janë tradicionale, ku marrin pjesë zyrtarë nga shumë vende të botës, me qëllim ndërtimin dhe fuqizimin e miqësive mes përfaqësuesve të qytetarëve nga vende të ndryshme për të mirën e përbashkët”.

Hoti ka treguat se krahas këtyre aktiviteteve, do të takohet me zyrtarë amerikanë për të diskutuar çështjet dhe zhvillimet aktuale që lidhen me Kosovën.

Related Articles