Hoti me akuza drejt VV-së: Ky subjekt politik për vite ka ushqyer gjuhën e urrejtjes që po përdoret në rrjete sociale

Hoti me akuza drejt VV-së: Ky subjekt politik për vite ka ushqyer gjuhën e urrejtjes që po përdoret në rrjete sociale

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas mbajtjes së seancës gjyqësore lidhur me kanosjen që i është bërë muaj më parë.

Ai ka akuzuar VV-në se me vite ka ushqyer gjuhen e urrejtjes, e cila po përdoret nëpër rrjete sociale.

Hoti ka shkruar se ka pranuar marrëveshjen që ka bërë prokuroria dhe avokati i të pandehurit me kushtin që i njëjti të kontribuoj në njërën nga organizatat bamirëse në vend.

“Kërcënimi i bërë nuk është personal por si zyrtar i shtetit për qëndrimet politike që kam si deputet dhe ish-Kryeministër. Prandaj, i bëj thirrje të gjithë atyre që bëhen pjesë e kësaj fushate linçuese të ndalojnë sepse do të përballen vetëm më ligjin, sepse qëndrimet për të vërtetën e bazuar në fakte dhe kauza për të mirën e vendit dhe popullit, nuk do të mund ta ndalin me kërcënime dhe me asgjë tjetër”.

“Republika e Kosovës është e përhershme dhe do ta mbrojmë nga çdo kërcënim për ta sulmuar atë. Falënderoj policinë dhe gjykatën për punën e tyre dhe përkushtimin për të sjellë drejtësi”, ka shkruar Hoti.

Related Articles