Tronditet Chelsea, Nkunku do të mbetet jashtë fushave për 4-5 muaj

Tronditet Chelsea, Nkunku do të mbetet jashtë fushave për 4-5 muaj

Chelsea ka marrë një goditje të rëndë, pasi transferimi më i shtrenjtë i kësaj vere Christopher Nkunku do të mbetet jashtë fushave për një periudhë të gjatë.

Ylli francez u lëndua në ndeshjen miqësore ndaj Borussia Dortmund në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u largua nga loja në minutën e 20-të.

Tani klubi londinez ka njoftuar se Nkunku ka pësuar një lëndim në gju dhe i është nënshtruar një operacioni.

25-vjeçari jashtë fushave do të mbetet për një kohë të gjatë prej katër muajsh.

Reprezentuesi francez do t’i humbas mbi 25 ndeshje gjatë kësaj kohe mes kampionatit dhe Kupave shtetërore.

Rikthimi i tij në fushë pritet të bëhet në fund të muajit dhjetor ose në fillim të muajit janar. 

Related Articles