Hoti: Mund të garoj për kryetar të LDK-së

Hoti: Mund të garoj për kryetar të LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka folur rreth nisjes së procesit zgjedhor në këtë parti.

Hoti në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se nuk e përjashton mundësinë që të garojë për ta marrë “timonin” e LDK-së.

“Unë këtu jam për gjatë, nuk jam për një sezon. Unë jam këtu për t’i shërbyer publikut. për t’i shërbyer politikave të LDK-së. Unë jam këtu për të qëndruar dhe jam ende duke e diskutuar”, tha Hoti.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur procesin e brendshëm zgjedhor.

Deri në vjeshtën e këtij viti do të mësohet nëse LDK do ta ketë sërish udhëheqës të sajën kryetarin aktual Lumir Abdixhiku, ose do të ketë ndryshime në kreun e partisë.

Related Articles