Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, u ka uruar suksese sportistëve të Kosovës në “Tokyo 2020” duke u shprehur i sigurt se të njëjtit do të kthehen me medalje.
“Ndjenjë krenarie të shohësh flamurin e Republikës së Kosovës krahas flamujve të tjerë në këto lojëra”, është shprehur Hoti në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se Kosova do të prezantohet me 11 sportistë në Olimpiadën “Tokyo 2020”.