Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka përmendur rritjen për 14% të faturave të energjisë nga 1 prilli dhe rritjen për 100% faturat e tatimit në pronë për shumë qytetarë, duke thënë se për Qeverinë, këto janë ‘kaluese e të parëndësishme’.
“Nga 1 marsi 2.5 miliardë euro të Trustit Pensional nuk ka kush t’i menaxhojë. Nga 1 marsi Banka Qendrore e Kosovës nuk ka Guvernator. Ka një vit që Komisioni i Ndihmës Shtetërore nuk është funksional: miliona euro shpenzime që bëhen me vendime të Qeverisë pa qenë të parapara në ligjin e buxhetit nuk ka kush t’i mbikëqyr”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.
“Me rëndësi është që po vazhdon vala 62 e privatizimit! Së shpejti fillojnë punën edhe Banka Zhvillimore e Fondi Sovran dhe nuk do ketë më krizë!!!”, përfundoi ai.