Hoti përmend disa premtime të qeverisë, pas paralajmërimit për shtrenjtim të rrymës prej 14 përqind

Hoti përmend disa premtime të qeverisë, pas paralajmërimit për shtrenjtim të rrymës prej 14 përqind

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka përmendur rritjen për 14% të faturave të energjisë nga 1 prilli dhe rritjen për 100% faturat e tatimit në pronë për shumë qytetarë, duke thënë se për Qeverinë, këto janë ‘kaluese e të parëndësishme’.

“Nga 1 marsi 2.5 miliardë euro të Trustit Pensional nuk ka kush t’i menaxhojë. Nga 1 marsi Banka Qendrore e Kosovës nuk ka Guvernator. Ka një vit që Komisioni i Ndihmës Shtetërore nuk është funksional: miliona euro shpenzime që bëhen me vendime të Qeverisë pa qenë të parapara në ligjin e buxhetit nuk ka kush t’i mbikëqyr”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.

“Me rëndësi është që po vazhdon vala 62 e privatizimit! Së shpejti fillojnë punën edhe Banka Zhvillimore e Fondi Sovran dhe nuk do ketë më krizë!!!”, përfundoi ai.

Related Articles