Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas një deklarate të gjatë nga ana e Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, ku atij i referohet si “Avdullah manipulanti”.
“Qenka nxehur z.Peci. I paskan djegur shifrat zyrtare që i kam publikuar në mëngjes”, shkruan Hoti, transmeton KlanKosova.tv.
“I fortë është në zanatin e tij të sharjeve ndaj kundërshtarëve politik, në veçanti të atyre nga shtëpia e tij e vjetër politike. E vërteta dhemb, por e çliron njeriun. Mashtrimet nuk kalojnë. Mos u ngut. Sharjet nuk t’i kam borxh as unë dhe as partia ime”.
Më pastaj ai ka pasur një pyetje drejt Pecit, lidhur me takimin e 27 janarit që kryeministri Albin Kurti do ta ketë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
“Me këtë rast, dëshiroj të të pyes: Çfarë po bëni të hënën në Bruksel? A kalon apo nuk kalon…. ZAJEDNICA?!”