Hoti: Regjistrim i popullsisë po dështon të realizohet sivjet

Hoti: Regjistrim i popullsisë po dështon të realizohet sivjet

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se regjistrimi i popullsisë po dështon të realizohet sivjet.

Sipas Hotit, këtë e kanë bërë të qartë drejtuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

“Fatkeqësisht, regjistrimi popullsisë po dështon të realizohet sivjet. Drejtuesit e Agjencisë së Statistikave e bën të qartë këtë sot në raportimin në Komisionin për Buxhet. Detajet do t’i bëj të ditura në ndërkohë”, ka njoftuar Hoti.

Kujtojmë se regjistrimi i popullsisë është paraparë të nisë në nëntor të këtij viti, pas shtyrjes për dy muaj.

Related Articles