Hoti: Si u katandisëm kështu?!, askush s’flet as nuk merret me zhvillim ekonomik dhe punësimin

Hoti: Si u katandisëm kështu?!, askush s’flet as nuk merret me zhvillim ekonomik dhe punësimin

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka renditur disa nga problemet ekonomike me të cilat, sipas tij, po përballet vendi, duke përmendur nër to rritjen e tatimit në pronë, rritjen e energjisë elektrike, nivelin e ulët të investimeve e të tjera.

Hoti, në një postim në Facebook, ka shkruar se askush nuk po flet e as nuk po merret me zhvillim ekonomik dhe punësim.

“Si u katandisëm kështu?!”, shkroi ai.

“Në janar u rrit tatimi në pronë për 100%; nga prilli rritet energjia me 15%; çmimet e konsumit mbesin të larta; investimet kanë rënë në nivelin më të ulët për shumë vit; rritja ekonomike ka rënë nga 10% në 3% që nuk mjafton për të mbuluar as amortizimin; kursimet prej 2.5 miliardë euro në Trustin Pensional janë në mëshirë të tregut pasi Trusti nuk ka bord; Banka Qendrore nga java tjetër mbetet pa guvernator; investimet kapitale të shtetit janë të papërfillshme pasi asnjë ministri nuk po punon gjë”, ka shkruar Hoti në Facebook. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles