Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se marrëdhëniet e Kosovës dhe aleatit të saj aktualisht janë duke u përballur me mosmarrëveshje rreth vendimeve politike të qeverisë në Kosovë dhe shpërfilljes së këshillave të Amerikës në raport me komunitetin serb në Kosovë.
Këto deklarime ai i ka bërë në një intervistë me Zërin e Amerikës.
“Mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me çështjen se cila është mënyra më e mirë për ta përmbushur vizionin e një shteti multietnik, si t’i mbrojmë sa më mirë komunitetet pakicë në Kosovë dhe si t’u japim përgjigjen më të mirë shqetësimeve të tyre” – ka thënë ai.
Ndër të tjera ambasadori ka deklaraur se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë nga qeveria e Kosovës të mos veprojë në mënyrë të njëanshme por të bashkëpunojë me Uashingtonin dhe aleatët e tjerë perëndimorë. /Gazeta Enigma
Hovenier: Kosova të marrë parasysh shqetësimet tona, ajo mund të përparojë vetëm me përkrahjen e ShBA-ve
