Hovenier me stafin e Ambasadës, një minutë heshtje për kolegët që ranë gjatë shërbimit jashtë vendit

Hovenier me stafin e Ambasadës, një minutë heshtje për kolegët që ranë gjatë shërbimit jashtë vendit

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, se bashku me kolegët e tij nga ambasada, sot kanë mbajtur një minutë heshtje përpara hyrjes së ambasadës.

Hovenier tha se sot ambasada e ShBA-së në Prishtinë, iu bashkua kolegëve nga e gjithë bota për të mbajtur një minutë heshtjeje në nderim të kolegëve të tyre të Shërbimit të jashtëm që humbën jetën gjatë shërbimit jashtë vendit.

“Sot Ambasada në Prishtinë iu bashkua kolegëve në mbarë botën për të mbajtur një moment heshtjeje për të nderuar kujtimet e kolegëve tanë të Shërbimit të Jashtëm që humbën jetën gjatë shërbimit për Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. I jemi mirënjohës për shërbimin dhe sakrificën e tyre dhe i kujtojmë me krenari në këtë Ditë të Punëve të Jashtme”, ka shkruar Hovenier.

Po ashtu, gjatë ditës ambasada amerikane bëri të ditur se i kanë emërtuar tri salla të konferencave për nder të ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, nënoficerit të lartë, David Gibbs dhe nënoficerit tjetër të lartë, Kevin Reichert.

Related Articles