Ambasadori Hovenier mban fjalimin kryesor në Gala Darkën e Bamirësisë të organizuara nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Ai ka theksuar se pjesëtarët e sektorit privat të Kosovës luajnë rol të rëndësishëm në adresimin e tri sfidave të ndryshme: diversifikimin e energjisë, fuqizimin ekonomik për të gjithë, dhe sundimin e ligjit.
Duke folur për diversifikimin e energjisë, ambasadori Hovenier tha se termocentralet e vjetra të Kosovës kanë ndikim të rëndësishëm në parashikueshmërinë e furnizimit me energji, në shëndetin e qytetarëve, dhe në tërheqjen e investitorëve potencialë.
Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e fuqizimit gjithëpërfshirës ekonomik, duke nënvizuar se 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës gjinore. Sipas tij kur gratë gëzojnë mundësitë e barabarta të garimit në biznes, atëherë ato performojnë shumë mirë.
Kreu u ambasadës amerikane ka theksuar se mirëpresin përpjekjet e Kosovës për luftimin e korrupsionit, duke shtuar se Qeveria e SHBA-së është e përfshirë në përkrahjen e këtyre përpjekjeve, duke përfshirë edhe rolin aktiv të USAID-it në themelimin e gjykatës komerciale.
Ai ka falënderuar bizneset për ndihmën në avancimin e vizionit të përbashkët për një Kosovë sovrane, të pavarur, të suksesshme dhe prosperuese, që është mision i përbashkët i Ambasadës së SHBA-së dhe i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.