Hovenier në takim me udhëheqësit e odave ekonomike të Kosovës dhe Serbisë

Hovenier në takim me udhëheqësit e odave ekonomike të Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka zhvilluar një takim me drejtuesin e odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna dhe atë të Serbisë, Marko Çadezh.

Në takim siç bën të ditur, diplomati amerikan në një postim më platformën X është folur mbi mënyrat për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të biznesit kosovar dhe serb në Kosovë dhe Serbi.

“Normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do të rrisë stabilitetin dhe prosperitetin rajonal”, shkruan Hovenier.

Related Articles