Hovenier pas takimit me Osmanin: Diskutuam për përkrahjen e palëkundur të SHBA-ve për Kosovën në integrim dhe dialog!

Hovenier pas takimit me Osmanin: Diskutuam për përkrahjen e palëkundur të SHBA-ve për Kosovën në integrim dhe dialog!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier ka shoqëruar sot shefen e USAID, Samanta Power, në takimin që zyrtarja e lartë amerikane ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Hovenier thotë se në këtë takim është diskutuar për përkushtimin e palëkundur të Qeverisë amerikane në përkrahje të integrimit euroatlantik të Kosovës dhe mbështetjen e Washingtonit për procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Sot iu bashkova Samanta Power në takim me presidenten Vjosa Osmani. Diskutuam për përkushtimin e palëkundur të Qeverisë amerikane për mbështetjen e Kosovës në integrimin euro-atlantik dhe përkrahjen për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Hovenier.

Related Articles