Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka shkruar për vdekjen e diplomatit amerikan në Kosovën e pas luftës, John Menzies.
Hovenier tha se Menzies ishte një avokat i palëkundur në sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.
“Vajtojmë humbjen e kolegut dhe diplomatit të shquar ambasadorit John Menzies. Gjoni ishte një avokat i palëkundur për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Si diplomat dhe mësues ai preku jetë dhe ndërtoi ura të qëndrueshme midis Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe SHBA-së”, ka shkruar Hovenier.
Menzies ka vdekur në moshën 74 vjeçare, për një kohë ka qenë në krye të Universitetit Amerikan në Kurdistan të Irakut. /Gazeta Enigma/.