Në rrjetin social “Tik – Tok”, njëri nga hoxhallarët ka shkuar viral me një këshillë të tij.
Ai ka këshilluar të rinjtë që të mos i thërrasin shokët e tyre “o bir”, dhe babain me “o plak”.
Sipas tij kjo është haram dhe është ndikim nga “shejtani”.
“Nuk jena t’u bo hajgare. Haram është me i than shokut “o bir”, edhe babës me “o plak”. Shejtani vllëzër luan me trunin e njerëzve”- tha hoxha.
Videoja e publikuar ka marrë shumë pëlqime dhe shpërndarje.