Deklarata e Kuvendit për krerët e UÇK-së, Ramadani: Do të doja që kështu të harmonizuar të votojmë edhe Presidentin
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas miratimit në Kuvend të Deklaratës për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se do të dëshironte që kështu të harmonizuar të votojmë edhe Presidentin.
“Kuvendi miratoi deklaratën e harmonizuar. Do të doja që kështu të harmonizuar të votojmë edhe Presidentin e Kosovës”, ka shkruar Ramadani.
