Futbollisti i Shqipërisë, Arbër Hoxha është shprehur i lumtur që është pjesë e kombëtares.
Hoxha u bëri thirrje tifozëve që të jenë në numër sa më të madh në miqësoren që kuqezinjtë do e zhvillojnë ndaj Kilit.
“Përshëndetje fansat shqiptarë, ndjehem shumë i lumtur që jam pjesë e kombëtares. Ju presim të premten në Parma në ndeshjen ndaj Kilit. Forca Shqipëri”, u shpreh Hoxha.
Përndryshe, Hoxha është ftuar për herë të parë nga kombëtarja shqiptare, për dy miqësoret e marsit.
Shqipëria do të përballet me Kilin të premten në Parma të Italisë, duke filluar nga ora 20:45.