Hoxhaj: Koha para nesh është një kohë e vetmisë dhe papërgjegjësisë së Qeverisë Kurti

Hoxhaj: Koha para nesh është një kohë e vetmisë dhe papërgjegjësisë së Qeverisë Kurti

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas deklaratës së kryeministrit të Spanjës, Pedro Sánchez se është shkelur e drejta ndërkombëtare me shpalljen e pavarësisë së Kosovës ka thënë se kjo është vetëm hipokrizi dhe në shërbim të Rusisë dhe assesi të BE-së.

Hoxhaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se qëndrimi i djeshëm në Tiranë, i kryeministrit të Spanjës dhe i ministrit të jashtëm grek në Vietnam, kundër njohjes së pavarësisë, e kanë varrosur përfundimisht një momentum dhe shancë historike për një kohë të gjatë për Kosovën.

“Deri dje, Kosova ka pasur mundësi të artë për të marr njohjen e pesëshes mos njohëse të BE-së, për shkak të rënies strategjike të Rusisë dhe izolimin e Serbisë. Qëndrimi i djeshëm në Tiranë, i kryeministrit të Spanjës dhe i ministrit të jashtëm grek në Vietnam, kundër njohjes së pavarësisë, e varrosën përfundimisht një momentum dhe shancë historike për një kohë të gjatë. Argumenti i rrejshëm i tyre kur GjND e ka vulosur ligjshmërinë e pavarësisë sonë, është vetëm hipokrizi dhe është vetëm në shërbim të Rusisë dhe assesi të BE-së”, ka shkruar Hoxhaj duke shtuar se “Koha para nesh është një kohë e vetmisë dhe papërgjegjësisë së Qeverisë Kurti”, ka shkruar Hoxhaj.

Related Articles