Kamberi kërkesat e Luginës së Preshevës i adreson te ambasadori amerikan

Kamberi kërkesat e Luginës së Preshevës i adreson te ambasadori amerikan

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se sot është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher R. Hill.

Kamberi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka deklaruar se me Hill kanë bashkëbiseduar për kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia kanë dhënë presidentit serb Aleksandar Vuçiq, për nevojën e realizimit të Planit 7 pikësh dhe për situatën në Luginë në përgjithësi.

“Prezenca më e madhe e SHBA-ve në Luginë dhe përkrahja e kërkesave tona legjitime ishin temë e bashkëbisedimit tonë”, ka shkruar Kamberi. /Gazeta Enigma/

Related Articles