Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka hedhur kritika drejt Qeverisë Kurti, raporton Gazeta “Enigma”.
Hoxhaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka kritikuar qeverinë për raportin e saj me Perëndimin.
Tutje ai ka theksuar se anëtarësimi në NATO me shtetet e perëndimit do të duhej të ishte kryetemë e diskutimit.
“Sjellja e Qeverisë së Kosovës në raport me amerikanët dhe evropianët tregon që ajo është shumë e dobët për një ambicie të vërtetë politike dhe shumë e fort për një krenari boshe naive, ku sot pas agresionit në Banjskë, duhet të ishte një kryetemë në tavolinë, një marrëveshje bilaterale e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO me shtetet perëndimore”, ka thënë Hoxhaj. /GAZETA ENIGMA/