Escobar i bën thirrje Serbisë: Përgjegjësit për sulmin e Banjskës të dalin para drejtësisë

Escobar i bën thirrje Serbisë: Përgjegjësit për sulmin e Banjskës të dalin para drejtësisë

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, sot është duke qëndruar në Kosovë, ku edhe është takuar me presindenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas takimit Escobar një një konferencë të përbashkët me Osmanin ka deklaruar se ndihen të shqetësuar për sulmin e Banjskës, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Tutje ai ka drejtuar një thirrje drejt shtetit serb që autorët e këtij sulmi të dalin para drejtësisë, raporton Gazeta “Enigma”.

“Në takimin tonë patëm një bisedë të sinqertë lidhur edhe gjendjen e sigurisë jemi tepër të shqetësuar për ngjarjen e 24 shtatorit, e ftojmë Serbinë që gjithë ata që janë përgjegjës të dalin prej drejtësisë dhe të japin llogari të plotë për atë sulm”, deklaroi ai.

Escobar në fjalën e tij ka përmendur edhe vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin, duke e konsideruar si sfidë.

“Duhet të gjejmë mënyra se si mund të ecim përpara në dialog që përfshin Asociacionin por jo vetëm atë, edhe siç përmendi presidentja dy palët duhet të vazhdojnë me zbatimin e e plotë, duke pasur një marrëveshje historike por edhe ne e ftojmë Serbinë që të vazhdojë të zbatojë. Marrëveshja e Ohrit të bëhet realitet”.

Emisari amerikan theksoi se do të qëndrojë për vizitë në Kosovë për dy, tre ditë ku do të takohet me shumë persona. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles