Enver Hoxhaj nga PDK ka thënë se sulmi i Iranit mbi Izraelin, vazhdimi i luftës në Ukrainë dhe Gaza, agresionit i Serbisë në Banjskë vjet dhe deklarimi i hapur i Hungarisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, “janë ngjarje që tregojnë që për Kosovën një politikë e jashtme e mençu , së bashku me rritjen e kapaciteteve të sigurisë duhet ta ketë primatin mbi çdo politikë të brendshme ekonomike dhe shoqërore”.
Ai ka shtuar se kushdo që mendon të kundërtën e ka shumë gabim, kur sot Kosova është e izoluar nga aleatët perëndimorë dhe e kërcënuar nga kundërshtarët lindorë.
“Sulmi i Iranit mbi Izraelin mbrëmë, vazhdimi i luftës në Ukrainë dhe Gaza, agresionit i Serbisë në Banjskë vjet dhe deklarimi i hapur i Hungarisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, gjë që çdoherë ka votuar për anëtarësimin tonë në organizata, janë ngjarje që tregojnë që për Kosovën një politikë e jashtme e mençur, sëbashku me rritjen e kapaciteteve të sigurisë duhet ta ketë primatin mbi çdo politikë të brendshme ekonomike dhe shoqërore! Kushdo që mendon të kundërtën e ka shumë gabim, kur sot Kosova është e izoluar nga aleatët perëndimorë dhe e kërcënuar nga kundërshtarët lindorë!”, ka shkruar Hoxhaj.